Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pretendon se sot në Aeroportin e Rinasit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kanë zhvilluar një takim “kokë më kokë”. Në një reagim të tij, Salianji ngre pikëpyetje mbi përmbajtjen e bisedës mes dy politikanëve dhe kërkon që ajo të bëhet publike. Ai thekson se qytetarët kanë të drejtë të marrin përgjigje, veçanërisht për faktin që, sipas tij, kjo është hera e dytë që Rama dhe Berisha ndodhen njëkohësisht në pjesën VIP të aeroportit. “Edi Rama duhet të largohet me forcën e qytetarëve të bashkuar, në sheshe dhe në rrugë. Çdo orë më shumë në pushtet është një orë më shumë shërbim ndaj kapjes së shtetit, grupeve të krimit të organizuar dhe shkatërrimit të institucioneve....