Deklarata e Daçiç për flamurin serb mbi Prizren, Kurti i ‘dredhon’ pyetjes së gazetarëve: I ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme, unë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar drejtpërdrejt deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”. Kurti iu referua qëndrimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit serb. “Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, u shpreh Kurti. Deklarata e Daçiç u bë gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë, ku ai tha se flamuri serb do të valëvitet “herët a vonë” mbi Prizrenin, qytetin që e cilësoi si vendlindjen e tij. Gjatë fjalës së tij, Daçiç përsëriti gjithashtu qëndrimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke deklaruar se partia e tij nuk do ta...
Burimi:
javanews.al