Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork
Një problem teknik në një sistem elektronik shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të votimit në të gjitha qendrat e votimit në Qarkun Broward, në Florida, gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Sipas kreut të autoritetit lokal të zgjedhjeve, Joe Scott, defekti zgjati rreth 20 minuta dhe preku të gjitha qendrat e votimit në qark. “Ky problem preku të gjithë qarkun”, tha Scott, duke u bërë thirrje votuesve që ishin larguar pa votuar të ktheheshin në qendrat e votimit përpara mbylljes së tyre. Ai shpjegoi se mosfunksionimi u konstatua në një sistem skanimi, i cili është projektuar për të siguruar që qytetarët të marrin fletën e saktë të votimit në qendrat që mbulojnë më shumë se një zonë zgjedhore. Megjithatë, sistemi i refuzoi gabimisht të...
Burimi:
javanews.al