Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!
Kantautorët e thirrur për të dhënë sugjerimet e tyre mbi projektligjin e të drejtave të autorit iu desh të prisnin jashtë derës të Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, deri në përfundim të debatit politik mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. Në një hyrje të gjatë jashtë rendit të ditës, kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa ironizoi mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në OKB dhe deklaratën e bërë prej tij një ditë më parë kur mbërriti në aeroportin e Rinasit. “Sot u mblodhën shkaktarët për të diskutuar si të mbulojmë skandalin e radhës. Një mbledhje me punonjësit dhe të zgjedhurit e Edi Ramës, ku 90% e tyre janë vetë me dosje në SPAK, që duhet të diskutojnë si...
Burimi:
javanews.al