Debati për Territorialen/ Korreshi: Po tall by*ën, reformën e bën Mazniku për zgjedhjet! Manja: Me nder qofsh! Brahimi: Kursehen para, shkojnë për investime

Debati për Territorialen/ Korreshi: Po tall by*ën, reformën e bën Mazniku për zgjedhjet! Manja: Me nder qofsh! Brahimi: Kursehen para, shkojnë për investime

Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje dhe replika mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Drejtori i Financave në Ministrinë e Financave, Fran Brahimi, argumentoi se bashkimi i disa bashkive mund të sjellë kursime dhe të krijojë më shumë mundësi për investime. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, e vuri në pikëpyetje këtë argument duke kërkuar të dhëna konkrete për performancën e bashkive dhe numrin e punonjësve ndër vite. Debati u shoqërua me replika mes Korreshit dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me motivet dhe efektet e reformës, informon TCH. Në fund, Manja i dha fund diskutimit dhe vijoi me rendin e ditës. Debati: Brahimi: Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave e mbështet këtë nismë. Në vitin 2015...