Debati për kreun e SHISH/ Kaso: Institucionet kanë rënë! Habit Xhafaj: Fenomen normal në një shtet demokratik të konsoliduar

Debati për kreun e SHISH/ Kaso: Institucionet kanë rënë! Habit Xhafaj: Fenomen normal në një shtet demokratik të konsoliduar

Debate janë zhvilluar në Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, pas masës së sigurisë të dhënë nga GJKKO ndaj drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Deputeti Ivi Kaso e cilësoi situatën si një zhvillim të pazakontë, ndërsa kritikoi emërimin e Hysenit dhe kërkoi përgjegjësi politike të kryeministrit Edi Rama. “Sot ka ndodhur e padëgjuara, kur drejtueses së SHISH i merret masë sigurie ndaj saj. Zonja rezulton të ndodhet jashtë Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një rënie totale të institucioneve. Opozita e ka denoncuar emërimin e kësaj zonje, në mënyrë të dyshimtë dhe në emër të personit të kryeministrit që sot duhet të mbajë përgjegjësi”, u shpreh Xhafaj. Sipas tij, kryeministri Edi Rama kishte dhënë garanci për emërimin e Hysenit në krye...