DEBATET/ Projektbuxheti 2027, përplasje tek “Ekonomia”, Braçe: Kuvendi ka detyrimin të dëgjojë bizneset! Ekonomi: Do e kenë mundësinë!
Diskutimi i projektbuxhetit 2027 në Komisionin e Ekonomisë është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të mazhorancës, ku në fokus kanë qenë konsultimi me grupet e interesit, taksat dhe kostot që pritet të përballojnë bizneset. Deputeti i PD-së, Igli Cara, kritikoi mungesën e konsultimeve me përfaqësuesit e biznesit, duke përmendur kundërshtimet e Dhomës Amerikane dhe asaj Britanike të Tregtisë. Nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Erion Braçe, deklaroi se Kuvendi nuk ka detyrimin të thërrasë shoqatat, por të dëgjojë këdo që kërkon të paraqesë qëndrimin e tij. Edhe deputeti demokrat Eno Bozdo ngriti shqetësime për mungesën e vlerësimit të ndikimit rregullator dhe konsultimeve me bizneset për disa prej projektligjeve të paketës fiskale, ndërsa kryetarja e komisionit, Milva Ekonomi, dhe ministri i Financave,...
Burimi:
javanews.al