Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Reforma administrativo-territoriale ka sjellë diskutime mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Çështjen Ligjore dhe Administratën Publike. Demokratët kërkojnë pezullimin e shqyrtimit dhe konsultim më të gjerë me ekspertët. Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, kërkoi që mazhoranca të mos nxitojë me procedurën dhe të marrë në konsideratë alternativat e propozuara nga opozita. “Jeni në kohë për ta bllokuar procedurën. Duhet të dëgjoni e të ngarkoni ekspertët, të dilni me variantin ose variantet më të mira. Nga ana e opozitës nuk ka pasur kurrë qëllim për ta bllokuar procesin, veçse për të propozuar variantin më të mirë të mundshëm”, deklaroi Bozdo. Ndërkohë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se ka refuzuar kërkesën për ndërprerjen e shqyrtimit të projektligjit dhe e cilësoi reformën si një proces me...