Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: Mos i hidhni benzinë zjarrit, s’mbrojmë askënd…

Diskutimet në Komisionin parlamentar për Kulturën gjatë seancës dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, kanë nisur me një debat mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, dhe deputetit socialist Erion Malaj. Në qendër të debatit ishin tensionet në seancën e një dite më parë në Kuvend dhe protestës së opozitës. Zhupa akuzoi mazhorancën se kishte penguar debatin në Parlament dhe ngriti pretendime për dhunë policore ndaj protestuesve, ndërsa Malaj kundërshtoi duke deklaruar se seanca kishte vijuar sipas Rregullores së Kuvendit dhe dënoi si dhunën ndaj protestuesve, ashtu edhe atë ndaj efektivëve të policisë. “Të nderuar kolegë, dje asistuam në një seancë...