Këtë të hënë u mbajt mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, ku u ndanë çmimet për më të mirët e vitit. Çmimet “Topi i Artë” dhe “Këpuca e artë” i takuan Bekim Balajt, me sulmuesin e Vllaznisë që mori këto trofe individual pas një viti të suksesshëm.
Ndër të tjera, talenti i vitit u shpall mbrojtësi i Bylisit Fabjan Përndreca. Arbitri më i mirë u vlerësua Kreshnik Cjapi. Vëmendja ishte e përqëndruar edhe te trajneri i vitit, me këtë çmim që u mor nga tekniku Edlir Tetova, i cili dërgoi drejt suksesit në dy vite radhazi Egnatian. Fitues i çmimit “Zemra Kuqezi” u shpall Mario Mitaj, sakaq “Lojtari i vitit” në kombëtare është Berat Gjimshiti.
Day: December 15, 2025
-

Topi i Artë 2025’/ Ndahen çmimet për më mirët e vitit
-

Messi përballet me revoltën e tifozëve gjatë turneut të tij në Indi, shkatërrojnë karriget dhe i hedhin në fushë
Ndërsa ndodhej në Indi për një turne promovues, Lionel Messi bëri një paraqitje të shkurtër në një stadium. Tifozët, të pakënaqur që mezi e panë yllin argjentinas, i shkulën karriget dhe i hodhën në fushë.
Turneu i Lionel Messit në Indi ishte në kaos të shtunën. Sipas agjencisë së lajmeve ANI, pas vizitës shumë të shkurtër të sulmuesit argjentinas në stadiumin Salt Lake në Kolkata, tifozët i shkulën karriget dhe i hodhën në fushë.
Sipas mediave indiane, Leo Messi, i shoqëruar nga shokët e tij të ekipit te Inter Miami, Luis Suarez dhe Rodrigo de Paul – me të cilët kishte fituar Kupën MLS një javë më parë – eci nëpër stadium, duke përshëndetur tifozët. Ata u rrethuan nga afër nga një grup i madh njerëzish dhe u larguan vetëm 20 minuta pas mbërritjes së tyre, duke shkaktuar frustrim midis spektatorëve që kishin paguar për të parë fituesin e tetë herë “Topit të Artë”.“Vetëm drejtuesit dhe aktorët rrethuan Messin. Ne paguam 12.000 rupi (rreth 113 euro) për një biletë, dhe as nuk arritëm ta shihnim fytyrën e tij”, tha njëri prej tyre për ANI. Lionel Messi ndodhet në Indi si pjesë e një turneu tre-ditor gjatë të cilit është planifikuar të marrë pjesë në koncerte, kampe futbolli për të rinj, një turne padel dhe të lançojë nisma bamirësie në evente në Kolkata, Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi. Në Kolkata, një statujë 21 metra e lartë, është ngritur madje në nder të tij.
-

Tirana, protesta rrezikoi humbjen në tavolinë të ndeshjes me Teutën
Gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, bardheblutë refuzuan për rreth 12 minuta të dalin në fushë për pjesën e dytë, një veprim që shkaktoi tension dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen mediatike.
Ky moment nuk ishte thjesht një reagim emocional i lojtarëve, por lidhej drejtpërdrejt me Nenit 37 të Rregullores së Aktivitetit të FSHF-së, e cila përcakton pasojat për refuzimin e zhvillimit të një ndeshjeje. Refuzimi duket se kishte elemente të protestës, por ndërhyrja e rregullores detyroi klubin të rimblidhej dhe të rifillonte lojën, duke shmangur humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe dënimet e tjera disiplinore që mund të ndodhnin në rast refuzimi të plotë ose të përsëritur.
Ky episod tregon se çdo vendim i nxituar i një klubi mund të ketë pasoja të rëndësishme, jo vetëm në atë ndeshje, por edhe në sezonet e ardhshme, duke ndikuar në renditjen e skuadrës dhe stabilitetin e garës. Veprimi i Tiranës është një shembull i balancës midis protestës dhe respektimit të rregullave. Bardheblutë treguan ndërgjegjësim ndaj pasojave ligjore dhe sportive duke rifilluar ndeshjen dhe shmangur një dënim të drejtpërdrejtë.
Përtej tensionit në fushë, ky moment reflekton rëndësinë e disiplinës administrative në futbollin shqiptar, ku rregullorja luan një rol vendimtar në ruajtjen e korrektësisë dhe rendit të garës. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, por episodi i refuzimit mbetet një nga momentet më të diskutueshme të sezonit, duke treguar se tensionet sportive duhet gjithmonë të balancohen me respektin për rregulloret.
RREGULLORJA E AKTIVITETIT Neni 37 – Refuzimi për të luajtur dhe situata të ngjashme 37.1. Nëse një klub refuzon të luajë, nuk paraqitet në stadium ose është përgjegjës për mos zhvillimin e një ndeshje plotësisht apo pjesërisht, në Kampionatin Kombëtar të Abissnet Superiore, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, përveç masave të tjera disiplinore, do të shpallë ndeshjen të humbur në tavolinë. Nëse refuzimi apo mos paraqitja ndodh në më shume se 1 (një) ndeshje gjatë një sezoni, klubi përgjegjës do të përjashtohet nga gara dhe do të zbritet të paktën një kategori më poshtë duke iu zbritur jo më pak se 6 (gjashtë) pikë në sezonin pasardhës -

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike në Kupën e Botës 2026.
48 ekipe mësuan sot rrugëtimin për në Botërorin e vitit 2026, aty ku shanse kanë dhe Shqipëria me Kosovën gjithmonë nëse fillimisht do të kalojnë me sukses ndeshjet e Play Off në muajin mars. 12 grupe me 4 ekipe secili, deri më tani 42 ekipe e kanë siguruar biletën në Botëror, ndërsa për 6 biletat e tjera, gjithçka do të vendoset në përballjet e Play Off-it. Ekipi i Sylvinho-s duke qenë se ishte në vazon e katërt, në shortin e hedhur në Kenedy Center, është vënë përballë ekipeve që në letër kanë më shumë eksperiencë megjithatë kuqezinjtë nuk kanë çfarë të humbin dhe do të tentojnë deri në fund për surprizën.
Fillimisht Shqipëria duhet të kalojë me sukses Play Offin, aty ku do të përballet me Poloninë në Varshavë në 26 mars dhe nëse arrin të mundi polakët, në finale përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Nëse kombëtarja shqiptare kalon Play Offin dhe do të marri një biletë historike në Botëror, atëherë vëmendja do të jetë në qershor në grupet e Kupës së Botës.
Në anën tjetër edhe Kosova do të luajë shanset e saj, nëse arrin të kalojë ndeshjet Play Off dhe merr një biletë historike në Botëror, atëherë në grupe goglat e kanë vënë përballë me kombëtare si Australia, Paraguaji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova në Play Off luan me Sllovakinë në gjysmëfinale ndërsa në finale, nëse fiton me ekipin sllovak, luan me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.
Ndeshjet gjysmëfinale të PlayOffit do të luhen në 26 mars dhe finalet në 31 mars. Nëse çdo gjë shkon me sukses për dy përfaqësueset shqiptare, atëherë ëndrra botërore nis në qershor me ndeshjet e grupeve. -

U largua nga fusha me barelë, ja sa do mungojë mesfushori i kombëtares
Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi për Medon Berishën. Mesfushori i kombëtares ndjeu shqetësime gjatë ndeshjes së Lecces me Pisën dhe u desh të dilte nga fusha me barelë, çka shqetësoi jo pak stafin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, më e keqja është shmangur dhe nuk bëhet fjalë për diçka serioze. Medon Berisha do të jetë jashtë fushës për disa javë, maksimumi një muaj.
Kujtojmë që lojtari po kalonte një formë të mirë, pasi kishte fituar plot tre herë çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në Serie A. Në këtë sezon, Berisha numëron 13 ndeshje. -

Vazhdon shkëlqimin, Asani tjetër gol në Iran
Jasir Asani ishte një nga lojtarët më të spikatur në ndeshjen mes Kheybar dhe Esteghlal, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit iranian, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shfaq vendimtar që në minutat e para të takimit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të skuadrës së tij në transfertë.
Ishte pikërisht Asani ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 8-të të lojës. Pas një ndërhyrjeje të gabuar të mbrojtjes vendase brenda zonës, gjyqtari akordoi penallti për Esteghlal.
Nga pika e bardhë, 30-vjeçari u tregua i saktë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë epërsinë ekipit të tij. Goli i hershëm i dha Esteghlal avantazhin, ndërsa më pas ndeshja u zhvillua me ritëm të balancuar, deri te barazimi i vendasve në vijim të takimit.
Për Jasir Asanin, ky ishte goli i nëntë me fanellën e Esteghlal që nga momenti i transferimit. Përveç realizimeve, sulmuesi shqiptar ka dhënë edhe dy asistime, duke treguar vazhdimësi dhe kontribut të rëndësishëm në fazën ofensive të skuadrës.
Shifrat konfirmojnë përshtatjen e tij të shpejtë me kampionatin iranian dhe rolin e rëndësishëm që ka fituar në ekip.
Asani zgjodhi të nisë këtë eksperiencë të re në Iran pas aventurës së mëparshme me Guangju në Korenë e Jugut.
Esteghlal, një nga klubet më të njohura dhe më të titulluar në futbollin iranian, investoi rreth 1 milion euro për të siguruar kartonin e sulmuesit shqiptar.
Një lëvizje që deri tani po rezulton pozitive, duke parë kontributin konkret të lojtarit në ndeshjet e kampionatit.
Me paraqitjet e tij të fundit, Jasir Asani vazhdon të konfirmojë formën e mirë individuale, duke qenë një pikë referimi për klubin dhe një emër i rëndësishëm edhe për Kombëtaren shqiptare. -

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës.
Sipas mediave të huaja, organi qeverisës i futbollit botëror, i cili njoftoi çmimin vjetor muajin e kaluar, tha se ai do t’u jepet “individëve që kanë ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme për paqen”.
Trump ka bërë fushatë prej kohësh për Çmimin Nobel për Paqen, për përfshirjen e tij në zgjidhjen e konflikteve globale, përfshirë armëpushimin e arritur midis Izraelit dhe Hamasit në tetor.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me presidentin e SHBA-së, e mbështeti atë për çmimin Nobel në fillim të këtij viti.
Infantino po i dhuron Trumpit një trofe të madh të artë, të formuar nga duar që mbajnë tokën dhe një medalje ari në skenë. -

Serie A/ Juventusi thyen mallkimin e barazimeve në Bologna, Edon Zhegrova ngroh ulësen
Juventus-i ka arritur të thyejë “mallkimin” e barazimeve përballë Bologna-s. Bardhezinjtë i mundën këta të fundit 0-1 në stadiumin “Renato Dall’Ara” këtë të diel në mbrëmje.
Pas pesë barazimeve radhazi mes dy skuadrave, Juventus-i më në fund është rikthyer të fitojë kundër Bologna-s. Për herë të fundit, bardhezinjtë kishin fituar në fushën e Bologna-s në dhjetor 2021, 0-2.
Dueli i kësaj të diele, ashtu siç edhe pritej, ishte tepër i luftuar, me dy skuadrat që kërkuan golin në çdo moment.Megjithatë, goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 64-të me autor Juan Cabal-in. Kolumbiani shënoi me një gjuajtje me kokë gjatë një goditjeje nga këndi.
Ky është goli i dytë sezonal i Cabal-it me Juventus-in në Serie A, pas atij në barazimin 1-1 kundër Atalanta-s.
Pas golit, situata për vendasit u përkeqësua pasi Torbjorn Heggem u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe pse me një lojtar më pak, Bologna provoi të ndëshkonte Juventus-in, por nuk kishte forcën e duhur.
Përfundimisht, Juventus-i mori tri pikë me mjaft vlera në një fushë të vështirë.
Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” ngjitet në vendin e pestë në Serie A me 26 pikë, 7 pikë pas Inter-it kryesues. Bologna zbret në vendin e gjashtë me 25 pikë. -

Dëmtimi i mesfushorit të Kombëtares në Serinë A, zbulohen afatet e kthimit të mundshëm në fushë
Dëmtimi i Medon Berishës në ndeshjen e fundit të Serisë A ndaj Pizës, alarmoi jo pak duke parë se mesfushori u largua në lot me barrelë nga fusha e lojës që në minutën e 11 të sfidës. Por tani mësohet se ai ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë, për fat jo aq shqetësuese sa mendohej fillimisht.
Mediat pranë klubit të Leçes kanë zbuluar se mesfushori i cili kishte qenë një nga lojtarët më të spikatur të kësaj skuadre në Serinë A, do të mungojë disa javë dhe shihet me optimizëm drejt kthimit të tij në gatishmëri të trajnerit Di Françesko në janar.
Ai do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme si ato ndaj Komos, Juventusit e Romës, ndërsa parashikohet të kthehet më së shpejti për ndeshjen e 11 janarit kundër Parmës.
Megjithatë, në klubin e Leçes nuk duan të nguten me lojtarin i cili në sezonin e kaluar vuajti shpesh probleme me dëmtimet dhe rikthimet e tyre, ndaj nuk do të rrezikojnë mesfushorin duke e aktivizuar para se të jetë rikuperuar plotësisht. -

“Topi i Artë 2025” për futbollin shqiptar/ Në skenë ngjitet Kambiaso, Balaj i pari që nderohet
Mbrëmja gala “Topi i Artë 2025” i organizuar nga FSHF do të nderojë sot protagonistët kryesorë të këtij viti kalendarik për futbollin shqiptar si dhe ekipin Kombëtar.
Në mbrëmjen e cila zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit, do të shpërndahen çmime të ndryshme duke nisur nga talentet për djem e vajza, golashënuesit më të mirë, trajneri i vitit, arbitri i vitit, 11-shja më e mirë e kampionatit si edhe fituesit e kategorisë “Topi i Artë” për djem e vajza. Gjithashtu do jepen dy trofe për futbollistët e Kombëtares shqiptare, “Zemra Kuqezi” dhe “Lojtari i vitit i Kombëtares”.
Në vijim ndiqni momente kryesore të mbrëmjes gala:
Ora 20:16 – “Këpuca e Artë” është për Bekim Balajn.Ora 20:14 – Në skenë ngjitet Esteban Kambiaso, për të nderuar “Këpucën e Artë” të futbollit shqiptar për vitin 2025 për djem. “Njoh futbollin shqiptar për shkak të futbollistëve shqiptarë që i njohin të gjithë. Ndjek më pak futbollin lokal, por njoh trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, si dhe ndihmësin e tij, Zabaletën. Ju uroj fat në eliminatoret e marsit”, tha ndër të tjera Kambiaso.
Ora 20:11 – E ka radhën një prezantim i muzeut të FSHF-së dhe disa prej kujtimeve që janë të shpalosura aty për të gjithë sportdashësit.
Ora 20:08 – Prezantohet një klip i shkurtër rreth aktiviteteve të FSHF gjatë këtij viti.
Ora 20:07 – Ftohen në skenë lojtarët, lojtaret, trajnerët dhe gjyqtarët të cilët do të jenë protagonistë në garën e sotme për çmimet që do të shpërndahen nga FSHF.Ora 20:05 – Nis mbrëmja gala ku do të jepen çmimet.