14 Nëntor 2025
457 rezultate u gjendën
Atentati në Rinas/ “Hetim për përfshirje të zyrtarëve”, gazetarja: Zona në black out, kamerat e sigurisë “mbyllën sytë”…

Atentati në Rinas/ “Hetim për përfshirje të zyrtarëve”, gazetarja: Zona në black out, kamerat e sigurisë “mbyllën sytë”…

gilmando dani- Muçi Shaljani TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga atentati pranë Rinasit, ku humb jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, agjent i AMP-së. Sipas gazetares atentati i ngjan një sulmi terroristi për nga mënyra se si ndodhi dhe vendi ku ndodhi, duke rrezikuar jetën e qytetarëve kalimtarë.  E ftuar […]
Përplasja me Klosin në Komision/ Balliu: Ka 4 dosje në hetim nga SPAK

Përplasja me Klosin në Komision/ Balliu: Ka 4 dosje në hetim nga SPAK

Deputeti Klevis Balliu sqaroi në një studio televizive dhe përplasjen që pati me socialistin Ceno Klosin këtë javë në komisionin parlamentar, teksa e akuzoi se ka lejuar si drejtor i tatimeve trafikimin e kokainës. Balliu thekson se gjithçka filloi ngaqë në komision nuk po paraqitej ministrja e Energjitikës Belinda Ballukut për të prezantuar buxhetin e […]
219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

Banorët e fshatit Guri i Bardhë, në njësinë administrative Xibër të Bashkisë Klos, prej muajsh janë pa ujë të pijshëm, pavarësisht se një vit më parë përfundoi ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit. Sipas banorëve, prej muajit maj e deri më sot, nga rubinetat e shtëpive të tyre nuk del asnjë pikë ujë. Ata […]
Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

Gazetari Andi Bushati ka kritikuar situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke thënë se vendi nuk funksionon më si një demokraci reale. I ftuar në Ora 19 në SYRI TV, Bushati komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili së fundmi u sanksionua nga SHBA, duke theksuar se SPAK nuk po heton […]
Hakerat kinezë kryejnë një nga sulmet më të mëdha kibernetike, vodhën të dhëna në 30 vende

Hakerat kinezë kryejnë një nga sulmet më të mëdha kibernetike, vodhën të dhëna në 30 vende

Startapi amerikan i inteligjencës artificiale Anthropic ka zbuluar dhe ndalur një nga fushatat më të avancuara të spiunazhit kibernetik, e cila është kryer pothuajse tërësisht nga një sistem IA. Sulmi i është atribuuar grupit GTG-1002, një njësi e mbështetur nga shteti kinez. Sipas raportit të kompanisë, hakerat përdorën chatbot-in “Claude” të Anthropic dhe mjetin e […]
Përfundon edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian

Përfundon edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian

Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor” organizoi edicionin e dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian, nga data 10 deri më 14 nëntor 2025. Për këtë vit, u përzgjodhën 50 studentë nga 430 aplikantë, përfaqësues […]
“Më ra te veshi”, u fut në burg me akuza të montuara e firmën e vajzës 10-vjeçare

“Më ra te veshi”, u fut në burg me akuza të montuara e firmën e vajzës 10-vjeçare

Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast shumë te ndjeshëm në fshatin Gizavesh të Librazhdit. Një burrë me aftësi të kufizuara, Dritan Buzra, u arrestua me akuzën për dhunë në familje. Pas investigimit të “Stop”, u zbulua se gjithçka mund të ishte një akuzë e montuar nga një oficer policie. Sipas dokumenteve të siguruara, oficeri i policisë […]
Sondazhi: Qytetarët perëndimorë të pakënaqur me demokracinë, shqetësime për të ardhmen

Sondazhi: Qytetarët perëndimorë të pakënaqur me demokracinë, shqetësime për të ardhmen

Një sondazhi në nëntë vende perëndimore tregon se kënaqësia me demokracinë është nën 50% në tetë prej tyre, dhe shumica e qytetarëve, përveç Suedisë, janë të shqetësuar për të ardhmen e saj. Lajmet e rreme, mungesa e llogaridhënies politike, ekstremizmi dhe korrupsioni konsiderohen si kërcënimet kryesore për sistemin demokratik. Sondazhi, i realizuar nga Ipsos me pothuajse […]
SPAK reagon zyrtarisht për kryebashkiaken Bufi: Shkeljet që iu konstatuan të pandehurës

SPAK reagon zyrtarisht për kryebashkiaken Bufi: Shkeljet që iu konstatuan të pandehurës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal. Nga analiza e akteve dhe provave […]
153 palestinezë mbërrijnë papritur në Afrikën e Jugut, autoritetet nisin hetimet për fluturimin misterioz

153 palestinezë mbërrijnë papritur në Afrikën e Jugut, autoritetet nisin hetimet për fluturimin misterioz

Johanesburg – Autoritetet e Afrikës së Jugut kanë nisur një hetim mbi mënyrën sesi 153 palestinezë arritën në aeroportin e Johanesburgut në një fluturim nga Nairobi, duke ngritur pikëpyetje mbi itinerarin dhe organizimin e udhëtimit. Udhëtarët, që përfshinin burra, gra dhe fëmijë, u mbajtën nën mbikëqyrje policore për më shumë se 12 orë, pasi pasaportat e […]