Nesër zgjedhjet parlamentare, ja 8 qendrat ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit. Ky do të jetë procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi i votuesve do të bëhet elektronikisht. Por, të dhënat nga KQZ bëjnë me dije se jo në të gjitha QV do të mund të […]
271 efektivë policie të angazhuar për ruajtjen e 4 KZAZ-ve dhe 245 Qendrave të Votimit në Qarkun e Lezhës
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka bërë të ditur se në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi për detyrat e ngarkuara. Për ruajtjen e 4 KZAZ-ve dhe 245 Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e […]
Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim 2 persona në Kukës
Gazmend dhe Kalosh Peposhi janë shpallur në kërkim nga policia e Kukësit. Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Sipas njoftimit zyrtar, po vijon puna intensive për kapjen e tyre. “Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe […]
“Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”: Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV
Kardinali Vincent Nichols, udhëheqësi i Kishës Katolike në Angli dhe Uells, ka ndarë për publikun britanik përvojën e tij në konklavën e fundit që çoi në zgjedhjen e Papës së ri, Leon XIV. Në një intervistë për BBC, ai e përshkroi atmosferën në Kapelën Sistine si “jashtëzakonisht paqësore” dhe larg çdo forme tensioni apo politike. […]
Incident në Peshkopi, efektivi i policisë qëllon me armë në ajër, pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes
Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi. Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri, por në ajër. Gazetari i Top Channel, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilafe. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes, apo nëse ka të lënduar. Top Channel
Sigurimi i rendit në procesin zgjedhor, 10 KZAZ dhe 508 qendrat e votimit në Elbasan, nën ruajtje nga Policia
10 KZAZ dhe 508 Qendrat e Votimit, janë marrë në ruajtje nga punonjësit e Policisë në Elbasan. Sipas uniformave blu deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme. Njoftimi: Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore […]
Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS
Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i një kandidati të PS. Gazetari i TCH, Endi Tufa, raporton […]
Korrupsion në zgjedhje/ SPAK ‘zbarkon’ në Kukës, ushtron kontrolle në banesat e dy personave (EMRAT)
Teksa na ndajnë disa orë nga zgjedhjet parlamentare, SPAK në bashkëpunim me strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, kanë ushtuar kontrolle në banesat e dy shtetasve. Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, për veprën penale “korrupsioni aktiv më zgjedhje”. Ata […]
Zbardhen detaje nga ngjarja në Peshkopi! “Qëlloi me armë zjarri”, kandidati për deputet i PD denoncoi policin
Zbardhen detaje nga ngjarja në Peshkopi, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave. Kujtojmë se Esat Gjura është babai i kandidatit për deputet të Partisë […]
Të shtënat me armë në Peshkopi/ Shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe të Peshkopisë, ku një efektiv policie qëlloi me armë zjarri në ajër. Bëhet fjalë për efektivin Esat Gjura, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se Esat Gjura është babai i kandidatit të PS-së për Qarkun e Dibrës, Danjel Gjura. Gjithashtu, mësohet […]