Year: 2025

  • Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

    Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

    Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e magjistratit Genti Shala si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
    Genti Shala ka një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar në sistemin e drejtësisë, duke nisur karrierën e tij që në vitin 1995. Ai ka shërbyer si Anëtar Zëvendësues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin 2023.
    Në periudhën shkurt 2007 – maj 2010, ai ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa më herët ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Shkodër (2004–2007) dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër (1998–2004).
    “REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI D E K R E T PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË. Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 e ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në vendimin nr. 818, datë 4.12.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Genti Shala” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.5.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, D E K R E T O J: Neni 1 Zoti Genti Shala emërohet Gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

  • Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

    Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

    Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Ky vendim u mor me shumicë votash të gjyqtarëve kushtetues.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u publikua edhe në Fletoren Zyrtare.
    Mbi thelbin e kërkesës së kryeministrit, që është shfuqëzimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet më 22 janar.
    Aty do të shqyrtojë në themel të gjitha çështjet e ngritura prej qeverisë, që ka të bëjë me kompetencat.
    Kryeministri Edi Rama në padinë e tij thotë se është kompetence e tij të vendos për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të vendosë masa që ndalojnë ushtrimin e detyrave të ministrave.
    Njëkohësisht, edhe Gjykata e Apelit ka pranuar të marrë në shqyrtimin ankimimin e Ballukut për të gjitha masat e vendosura prej GjKKO.

  • Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

    Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

    Policia Federale braziliane ka arrestuar në Rio de Janeiro ish-ministrin e Jashtëm të Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për mashtrim të lidhur me projektin e një inceneratori në Shqipëri.
    80-vjeçari ishte në arrati prej shtatë vitesh dhe figuronte në listën e kërkimit ndërkombëtar të Interpolit.
    Arrestimi u krye në lagjen Flamengo, nga Njësia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Federale, në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Lartë Federale për qëllim ekstradimi në Shqipëri. Ai do të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurave.
    Miller akuzohet për përfshirje në një skemë mashtrimi financiar që lidhet me ndërtimin e një inceneratori të mbetjeve në një qytet shqiptar. Sipas hetimeve, ai dyshohet se premtoi një investim që nuk e përmbushi.

  • Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

    Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

    Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e përballjes me qeverinë është ajo e protestive.
    Berisha tha se të tjerat janë rrugë zjarrfikësish, ndërsa njoftoi protestë kombëtare më 22 Dhjetor në Tiranë.
    Pjesë nga  fjala e Berishës
    Kështu që shpresa se do luftohet korrupsioni nga drejtësia e re, kjo është e para ministre në detyrë që akuzohet për korrupsion.
    Asnjë nuk ka qenë, kjo po. Dhe urdhëroni se çfarë bëri para shqiptarëve, ky është një poshtërim për çdo shqiptar. Ky u thotë shqiptarëve se unë vjedh, ministrat e mi vjedhin, por ata nuk mund të gjykohen.
    Për shkak të tij, dy ditë më parë, u zhvillua ofensiva diplomatike më e madhe që kam parë ndonjëherë për të siguruar zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë Speciale, çka të bën me të drejtë të mendosh se Edi Rama duket se kishte bërë gjithçka të zgjidhte njeriun që ai ka bërë marrëveshje për mbylljen e dosjes së tij.
    Sepse e vërteta është se Dumani mbylli disa dosje të Edi Ramës, kjo është e pamohueshme.
    Dumani mbylli dosjen e Edi Ramës, duke akuzuar Arben Ahmetajn për djegësin e Tiranës, të cilin ai e kishte kundërshtuar 4 herë, megjithëse e kishte firmosur Edi Rama.
    Dumani mbylli dosjen Alabar, dhe shqiptarët do e marrin vesh mirë se çfarë krimi në përmasa gjigante po kryhet me portin e Durrësit, çfarë goditje të rëndë po i jepet çdo shqiptari me portin e Durrësit, për aq sa ka peshë transporti i mallrave në çmimin e tyre.
    Pa llogaritur vjedhjet e tmerrshme që po bëhen. Dumani mbylli dosjen e Olsi Ramës, e nxori tjetër.
    Pra, Edi Rama duket se duhet me çdo kusht të kishte atë me të cilin ishte marrë vesh. Por u garantoj se nuk ka asnjë vështirësi të realizojë skenarin që realizoi me të parin. Nuk duhet të kemi iluzion. Pra, përpjekja ndërkombëtare ishte shumë e drejtë, që qeveria të mos kapë kryetarin e Prokurorisë Speciale. Por problemi nuk është aty, problemi është se pse Edi Rama do ta kapë me çdo kusht atë.
    Ne jemi para një realiteti shumë të zymtë. Një realitet në të cilin vjedhja e shqiptarëve nuk ka më  frena. Është licencë. Se kjo që bëri me pezullimin e pezullimit, gjykata mori përsipër Apelin dhe Gjykatën e Lartë dhe të pezullojë masën e sigurisë.  Imagjinoni ju tani se çfarë i mbetet themelit. Nuk ka akt më të rëndë ndaj taksapaguesve shqiptarë se sa ky. Nuk ka veprim më dëshpërues se ky.
    Nuk ka veprim më poshtërues se ky nga Edi Rama. Ndaj dhe kemi vetëm një rrugë, dhe kjo është rruga e protestave. Kjo është rruga e protestës, rruga e protestës. Duhet të flasin qytetarët me protestën e tyre. Sa janë ata që duan të  flasin me protestën e tyre?
    1 mijë? Ne në krye. 2 mijë? Ne në krye. 300? Ne aty. Por rrugë tjetër nuk ka. Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish. Duhet t’i shohim gjërat siç janë. Ne nuk bëhemi kurrë zjarrfikës.
     
     

  • Prejardhja gjenetike e Fisit të Hotit

    Prejardhja gjenetike e Fisit të Hotit

    Hoti është një prej fiseve më të vjetra të veriut. Territori kryesor i Hotit shtrihet pjesërisht në Mal të Zi dhe pjesërisht në Shqipëri, por ka edhe fshatra Hot në troje të tjera shqiptare, dhe shumë familje të tjera të fisit Hot, të shpërndara në krahina të ndryshme. Hoti është një prej fiseve me gojëdhënat më të imtësishme rreth prejardhjes së tij, prandaj rezultatet gjenetike kanë interes jo vetëm për zbulimin e prejardhjes, por edhe për krahasimin me këto gojëdhëna të trashëguara në breza.

    Historia dhe gojëdhënat
    Ndër fiset e sotshme shqiptare, Hoti është fisi që shfaqet më herët në dokumentacionin historik mesjetar. Që në vitin 1330, shfaqet toponimi Malet e Hotit afër Plavës (aty është edhe sot fshati Hot), kurse në fillim të shek.XIV hotjanët dalin si aleatë të Venedikut në zonën rreth Liqenit të Shkodrës, kurse disa individë ishin tashmë pjesë e fisnikërisë. Në fund të shekullit XV, në kohën e pushtimit përfundimtar të trojeve shqiptare nga osmanët, Hoti ishte tashmë një fis i konsoliduar që përfshinte disa fshatra. Sipas traditës, Hoti ishte fis i parë në Malësi, në kuptimin që u printe fiseve malësore në luftë.

    Në Malësi të Madhe
    Çun Mula
    Sipas gojëdhënave, Hoti i Malësisë së Madhe është një fis me prejardhje të përbashkët, pra të gjitha vëllazëritë kryesore besojnë se rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët. I pari i fisit të Hotit mendohet të ketë qenë Gega, biri i Lazrit, i cili ishte i biri i Lazër Keqit të Keqë Prekës. Në disa raste thuhet se ky trung mashkullor mbërriti nga zona e Bosnjes. Një version i kësaj gojëdhëne i mbledhur në shekullin e 19 thotë se Lazri ishte vëlla me të parët e fiseve Triesh, Krasniqe, Mërkojeviç, Vasojeviç dhe Piper. Nga numërimi i brezave mendohet se Gegë Lazri jetoi para rreth 16 brezash. Martesat mes familjeve që rrjedhin nga pasardhësit e Gegës kanë qenë gjithmonë të ndaluara. Sot pasardhësit e Gegës gjenden përsëri në trojet ku ka qenë bajraku i Hotit në Malësi të Madhe, por edhe në Shkodër e në fushat përreth, po ashtu edhe në disa vendbanime në Mal të Zi, etj.

    Këtu hyjnë vëllazëritë kryesore nga djemtë e Gegës: Gjon, Pjetër, Junç dhe Lajq Gega. Në gojëdhënë përmenden edhe disa familje anase në zonën e Hotit, të cilat nuk mbahen si pjesë e këtij trungu mashkullor, prandaj martesat me këto familje janë lejuar. Mendohet se kur fisi i Hotit nguli në trojet e sotme, këto familje i gjetën aty, pra si banorë më të hershëm.

    Në treva të tjera
    Në treva të tjera, familje të fisit Hot ka në Plavë, në Malësi të Gjakovës (Tropojë), në Deçan, Drenicë, Llap e në shumë krahina të tjera në Kosovë. Po ashtu, fshatra me emrin Hot, Hotesh, ose forma të ngjashme, ka në disa krahina nga Dibra deri në Kumanovë. Ka edhe shumë familje nga treva të ndryshme që kanë ruajtur gojëdhëna për prejardhje nga Hoti.

    Hoti i Plavës, sipas traditës së vendit, rrjedh i gjithi nga një paraardhës. Edhe Berbati, një vëllazëri e madhe e Hotit në Tropojë, ruan gojëdhënën e prejardhjes nga Hoti i Plavës, ashtu si edhe disa familje hotjane nga zona Has-Rahovec në Kosovë. Edhe në Sanxhak të Novi Pazarit ka shumë familje hotjane, që edhe pse në shumë raste tashmë vetë-identifikohen si boshnjakë, e kanë ruajtur përkatësinë e tyre fisnore.  Kurse prejardhje nga Hoti në Malësi mendohet se kanë disa familje në Mirditë, Lurë, etj.

    Rezultatet gjenetike
    Deri tani, në projekt janë mbledhur 23 rezultate nga familje të fisit Hot. Nga këto, 10 janë nga zona e Malësisë së Madhe (në të dy anët e kufirit), kurse 12 rezultate janë nga treva të tjera. Harta e mëposhtme përmbledh rezultatet:

    Rezultatet e fisit Hot
     
    Në Malësinë e Madhe
    Linja kryesore e Hotit në Malësi të Madhe
    Nga këto rezultate del qartë se familjet që në traditën e tyre rrjedhin nga Gegë Lazri, edhe pse u takojnë vëllazërive të ndryshme, kanë një stërgjysh të përbashkët. Linja e tyre atërore është J2b-L283>Y21878>FT125046>FT124983. Kjo linjë ka prejardhje ilire, dhe linja të afërta me të janë gjetur në skelete ilire nga Kukësi (shek.6 p.e.s.) dhe nga Mali i Zi (shek.11 p.e.s.). Përhapja e sotshme duket se ka nisur në Antikitetin e vonë, diku në hapësirën e dikurshme ilire. Përveç se në Hot, ky trung mashkullor gjendet edhe në Grizhë dhe Hoten, në familje me prejardhje nga Hoti, po ashtu edhe në një familje të vetme (sipas traditës anase) në Triesh, dhe një familje të vetme në Bogë. Rezultatet e tjera më të afërta janë në Kukës, Kaçanik dhe Elbasan, si dhe një rezultat nga Sllovenia. Rezultatet gjenetike nuk mbështesin lëvizje të kësaj vije atërore nga Bosnja, sidomos në Mesjetën e vonë, si pretendohet në disa raste. Nisur nga rezultatet e afërta në Malësi, mund të hamendësojmë se kjo linjë ndodhej pak a shumë në të njëjtën hapësirë në shekujt e fundit të Mesjetës.

    Nga ana tjetër, familjet anase kanë linja të ndryshme atërore. Dy janë E-V13>CTS9320>FT17132 dhe kanë një lidhje të afërt me Kelmendin, një është E-V13>FGC11450>Y140828, kurse një familje e asimiluar në serbe/malazeze që pretendon prejardhje nga Hoti i takon vijës atërore R1b-Z2705>FT49932 dhe lidhet me disa familje në Triesh, Grudë dhe fisin Piper.

    Në treva të tjera
    Hoti i Plavës i takon vijës atërore J2b-L283>PH1751>Y290702, pra linjë e ndryshme nga Hoti i Malësisë së Madhe, pavarësisht të njëjtit haplogrup. Edhe në Hotin e Plavës, me shumë gjasë, pjesa dërrmuese e familjeve janë të një trungu mashkullor, pasi dy familje nga dy vëllazëri të ndryshme kanë të njëjtin rezultat. Lidhjet më të afërta janë nga  Edhe kjo linjë ka prejardhje nga fiset ilire, me gjasë nga diku zonën mes Dibrës, Matit dhe Pukës që në Epokën e Bronzit.
    Mes familjeve që sipas gojëdhënave rrjedhin nga Hoti i Plavës, janë testuar Berbati në Malësinë e Gjakovës dhe një familje hotjane nga Krusha e Madhe. Linja atërore e familjeve të Berbatit është R1b-Z2705>Y32147>Y133384, me prejardhje nga pjesa veriore e trevave shqiptare, dhe me gjasë prej shekujsh në zonën kufitare Shqipëri-Kosovë. Kurse familja nga Rahoveci ka vijën atërore R1b-PF7563>Y168201 që duhet të jetë në Ballkan prej fillimit të Epokës së Bronzit dhe në Kosovë të paktën nga Mesjeta e hershme. Pra, asnjera nga këto familje nuk lidhet me Hotin e Plavës. Në fakt, Berbati ka lidhje relativisht të afërta me rezultate të fisit Thaç-Elshan, kurse familja nga Rahoveci me fisin Shalë.
    Përveç këtyre rezultateve kemi edhe shumë familje të tjera të Hotit që në përgjithësi kanë linja të ndryshme nga njëra-tjetra, psh: J2b-L283>PH1751* afër Deçanit, E-V13>PH2180 në Drenicë, R1b-L51 në Llap, E-V22>L1250 në Kamenicë, T-L70>CTS8489 nga Prishtina, L-M22>FGC36845, etj. Deri tani, asnjë nga familjet hotjane në Kosovë nuk ka lidhje në vijë atërore me as Hotin në Malësinë e Madhe, as me Hotin e Plavës. Edhe në Mirditë e Dibër, familjet që pretendojnë prejardhje nga Hoti kanë rezultate të ndryshme nga fisi i Hotit në Malësi. Të vetmet përputhje gjenetike jashtë Malësisë janë nga Sanxhaku, ku ka edhe familje që rrjedhin nga Hoti i Malësisë së Madhe, edhe të tjera që e kanë prejardhjen nga Hoti i Plavës.
    Gojëdhënat sipas rezultateve të ADN-së
    Rezultatet tregojnë se gojëdhënat e trashëguara brez pas brezi, në rastin e fisit Hot, janë të sakta deri në një pikë të caktuar. Gojëdhëna tregon saktë se të gjitha vëllazëritë e Hotit në Malësi janë të një gjaku, me përjashtim të familjeve anase. Rezultatet e vërtetojnë këtë pjesë të gojëdhënës, pasi vetëm anasit kanë vijë atërore të ndryshme nga shumica e fisit. Edhe në Hot të Plavës, gojëdhëna për prejardhjen e përbashkët të familjeve të fshatit vërtetohet nga testet.
    Përtej kësaj, pretendimet e tjera nga gojëdhënat, janë përgjithësisht të pavërteta. Lidhja e supozuar e Hotit me Trieshin, Krasniqen, Vasojeviçin, Piperin dhe Mërkojeviçin nuk qëndron, pasi secili prej këtyre fiseve ka një trung kryesor mashkullor të ndryshëm nga të tjerët. Asnjë nga vëllazëritë e Hotit në Malësi, përfshirë edhe anasit, edhe Hotin e Plavës, edhe Berbatin, nuk lidhet më së afërmi me fiset e përmendura në këtë gojëdhënë. Në fakt, edhe dokumentat historike hedhin poshtë të paktën përcaktimin kohor të gojëdhënës, e cila pretendon se Lazër Keqi, vëllai i Ban Keqit, jetoi para rreth 16 brezash (pra afërsisht shek. 16), por që në 1330 shfaqet toponimi “Kasollja e Ban Keqit”. Pra, Ban Keqi me siguri ka jetuar të paktën 200-300 vjet përpara të parit të fisit të Hotit, sipas numërimit të brezave.
    Ftojmë shqiptarët e çdo treve të bëjnë nga një test të vijës mashkullore, që prejardhja e fisit të tyre por edhe e shqiptarëve në përgjithësi të njihet edhe më thellësisht. /Rrenjet.com

  • OpenAI lançon GPT-5.2 si përgjigje ndaj Gemini 3

    OpenAI lançon GPT-5.2 si përgjigje ndaj Gemini 3

    Ditën e Enjte OpenAI lançoi modelin AI GPT-5.2 pasi CEO Sam Altman vendosi të deklaronte një “kod të kuq” në fillim të muajit Dhjetor duke ndërprerë çdo projekt tjetër për të avancuar zhvillimin e modelit në fjalë në përgjigje të Google Gemini 3.

    GPT-5.2 sjell përmirësime në inteligjencën artificiale të përgjithshme, në kodim dhe kuptim të konteksteve të gjera. Ky model i ri do të sjellë akoma më shumë vlerë ekonomike për përdoruesit ndërsa është më i aftë në krijimin e databazave Excel apo prezantimeve PowerPoint si dhe të menaxhojë më mirë projektet komplekse me shumë hapa.
    Google lançoi Gemini 3 në Nëntor duke vënë theksin tek disa testime lider të industrisë që matin performancën e modelit AI. GPT-5.2 Instant, Thinking dhe Pro do të fillojnë të lançohen në ChatGPT ditën e Enjte prej planeve me pagesë. /PCWorld Albanian

  • Investitorët afatgjatë vijojnë akumulimin e Bitcoin

    Investitorët afatgjatë vijojnë akumulimin e Bitcoin

    Portofolët optimistë të Bitcoin vijojnë të blejnë asetin dixhital edhe pse humbjet vijojnë të shtohen ndërsa ka një zbehje të dukshme të likuiditetin në këtë sektor.

    Mbajtësit e mëdhenj – të cilët njihen edhe si portofolët akumulues – blenë 75 mijë BTC mes datës 1 Dhjetor dhe 10 Dhjetor, deri në 40 mijë BTC në një ditë të vetme zbuloi CryptoQuant.
    Këto portofolë nuk kanë një historik shitjesh ndërsa tregojnë hyrje të vazhdueshme dhe nuk kanë lidhje as me bursat, as me gërmuesit e as kontratat inteligjente.

    Sipas të dhënave të Glassnode, sektori në tërësi është në të kuqe me afro 350 miliardë dollarë humbje. Vetëm në Bitcoin humbjet e mbajtësve afatshkurtër ishin 85 miliardë dollarë.
    Pyetja është nëse shkurtimi i interesave nga banka qendrore dhe injektimi i 40 miliardë dollarëve në bonot e thesarit mund të nisë një trend rritjeje për këtë sektor. Por ekspertët thonë se në një të ardhme afarshkurtër do të ketë më shumë interes blerjeje sesa presion shitjeje në këtë sektor falë uljes së interesave dhe programit të ri të likuiditetit të bankës qendrore amerikane.

    Aktualisht Bitcoin këmbehet me 92,265 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko. /PCWorld Albanian

  • ‘Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…’, Salianji: Duhet krijuar struktura në PD që nuk bëjnë gabime

    ‘Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…’, Salianji: Duhet krijuar struktura në PD që nuk bëjnë gabime

    Ervin Salianji, theksoi se PD duhet të krijojë organizma që janë të përgjegjshme dhe se nuk është më koha për të thënë “na e hodhi Rama”.
    Duhet krijuar struktura në PD që nuk bëjnë gabime.
    “PD duhet të ringrihet, për të mbushur sheshet. Nëse ne nuk kemi guxim të ndryshojmë veten Shqipëria do ta ketë të vështirë, të ndryshojë. PD po duket që po atrofizohej, nuk po analizonte veten e vet. Sot më vjen mirë që pas fuqisë së demokratëve, PD sot është në një tjetër marsh. Ka më shumë takime, analiza e debat. Në fund, dua të them se ne kemi diskutuar se si PD ka bërë gabime në sistemin zgjedhor, lënien e mandateve, ndarjen territoriale, tek mosvlerësimi i njerëzve që janë votuar tek qytetarët. Por edhe sot PD na paska bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës që tha për Avokatin e Popullit. A duhet vetëm të qajmë për gabimet që bëjmë. Si mundet PD dhe grupi parlamentar të shkojë pa strategji dhe ti japë ramës 15 emra dhe të zgjedhë cilin të dojë. Si mundet PD të mos ketë guximin të thotë që kandidatura jonë do jetë Adriana Kalaja, Skënder Aluci. Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…”, tha ai.

  • Barbunjat, 5 arsye pse duhet t’i konsumoni shpesh këtë periudhë

    Barbunjat, 5 arsye pse duhet t’i konsumoni shpesh këtë periudhë

    Bishtaja, mashkura, barbunja… sido që t’i quani, këto të fundit duhet të jenë pjesë e regjim tuaj ushqimor , pasi janë një burim i mirë i vitaminave A, C, dhe K, fibrave etj.
    Kjo perime e familjes së bishtajoreve është një nga ushqimet më të pasura me antioksidantë dhe flavanoidë. Më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore të barbunjave:

    Shëndeti i kockave

    Niveli i ulët i vitaminës K është i lidhur me një rrezik më të lartë të frakturës së kockave. Marrja e sasisë së duhur të vitaminës K mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të kockave duke përmirësuar thithjen e kalciumit dhe uljen e sekretimit urinar të kalciumit. Vetëm 1 gotë me barbunja jeshile siguron 14.4 mikrogramë vitaminë K, ose rreth 20% të kërkesës ditore dhe 4% të nevojës ditore të një individi për kalcium.

    Parandalimi i shumimit të qelizave të këqija

    Bishtjat e gjelbra kanë përmbajtje të lartë antioksidantësh , gjë që ndihmon në luftimin e radikalëve të lira në trup, përgjegjës për shumë sëmundje. Gjithashtu, disa lëndë ushqyese që gjenden me shumicë tek bishtajat kanë fuqinë të veprojnë kundër qelizave kancerogjene. Luteina, një nga llojet e antioksidantëve të njohur si carotenoids, është i pranishëm në sasi të mëdha tek kjo perime. Individët që konsumojnë sasi të larta të luteinës kanë një rrezik më të ulët të kancerit të zorrës së trashë, gjirit, mushkërive dhe qafës së mitrës. Vitamina C, e cila është gjithashtu një vitaminë antikancerogjene përdoret në doza të mëdha, për të trajtuar kancerin. Vetëm 1 kupë me këto bishtaja plotëson mbi një të katërtën e sasisë së rekomanduar ditor për vitaminë C. Gjithashtu, sasia e vitaminës K e gjendur tek bishtajat, siguron mbi gjysmën e sasisë së rekomanduar për këtë vitaminë në ditë.

    Diabeti

    Bishtajat jeshile kanë treguar se ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të diabetit. Disa studime kanë rapotuar një ndikim hipoglikemik tek pacientët me diabet. Rregullatorët natyralë të diabetit nuk janë të zakonshëm, prandaj lidhja e mashurkave me parandalimin e hershëm të diabetit është një lajm i mirë.

    Shëndeti i syve

    Disa karotenoide specifike që janë të pranishme në këto bishtaja mund të ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular, që është një rënie në funksionin dhe shikimin e syve. Zeaxanthin dhe lutein luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e çdo problemi me sytë.

    Sëmundjet e zemrës

    Bishtajat mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës për shkak të niveleve të larta të flavonoideve , antioksidantë polifenikë që më së shpeshti gjenden në perimet dhe frutat. Kjo perime përmban nivele të larta të flavonoideve me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe parandalon mpiksjen e gjakut në venat dhe arteriet.

  • Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë/ PD: Të hiqet nga diskutimi projektligji mbi Paqen Fiskale, kundër edhe ndërkombëtarët

    Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë/ PD: Të hiqet nga diskutimi projektligji mbi Paqen Fiskale, kundër edhe ndërkombëtarët

    Në një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë po diskuton nen për nen projektbuxhetin 2026 si dhe projektligjet e paketës fiskale, për t’i hapur rrugë miratimit dhe më pas hyrjes në fuqi.

    Në prezantimin e këtij buxheti prej 8.9 miliardë eurosh nga foltorja e Kuvendit, kryetarja e Komsionit të ekonomisë Milva Ikonomi prezantoi dhe ndryshimet e bëra si dhe rialokimet e fondeve brenda ministrive.
    “Komisioni mori në shqyrtim të gjitha raportet nga komisionet përkatëse. Ky projekt-buxhet vinë në një moment kur Shqipëria është përpara integrimit në BE. Projekt-buxheti 887 mld lekë shpenzime, 81 mln lekë shpenzime operative, 56.7 milionë të pacenueshme. Në dëgjesat ton morëm raportet e 10 komisione.
    Komisioni paraqet këtë raport para jush: Kemi administruar 50 amendamente për dryshimin e projektligjeve. Këto amendime kërkonin një rritje te shpenzimeve që shkonin në 278 mld lekë. Kjo rritje kaq e lartë nga amendimet cënonte konsolidimin fiskal të buxhetit të shtetit. Ne kemi rënë dakord që duhet të bëjmë kujdes si për deficitin dhe balancën primare.
    Komisionet përkatëse që kanë sjellë kërkesat në komision u administruan dhe komisioni ra dakord të bënte disa ndryshime”, tha kryetarja e komisionit të ekonomisë, Milva Ikonomi.
    Ndërsa pritet të diskutohet edhe paketa fiskale, deputetja demokrate Tabaku kërkoi heqjen nga diskutimi të dy projektligjeve të paqes fiskale pas reagimit edhe të institucioneve ndërkombëtare.
    “Kërkoj që ligji për paqen fiskale të tërhiqet nga rendi i ditës. Z.ministër ka gënjyer opinionin publik dhe parlamentin “Jemi njohur me deklaratën e KE dhe delegacionit të BE që nuk kanë dhënë okay për paqen fiskale. Kërkoj që kjo pikë e rendit të ditës të mos diskutohet, pasi bëhet fjalë për një mashtrim publik nga qeveria shqiptare ka gënjyer opinionit publik ndaj këtë pikë mos ta diskutojmë”, tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.
    Pjesë e rendit të ditës është edhe projektligji për koncensionet dhe PPP, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtojnë pasi krijojnë monopol dhe nuk shfaq transparencë.
    “Nuk kemi kontroll sinjifikativ të kontratave. Detyrimi i pronarit përfitues të identifikueshëm. Shpesh këto kontrata janë me përfitues të fshehur dhe vijnë nga vende me kopani ofsshore”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.
    “Ligji që po diskutojmë për koncesionet është një ligj që e kemi debatuar shumë herë nga hapësirat që ka lënë për korrupsion. E kemi diskutuar për faktin që sot nga 12 kontrata koncensionare 6 janë në hetim. Ligji i mëparshëm ka qenë i afruar me BE por linte hapësira. Ndryshimet që vijnë a e përmirësojnë situatën për mua jo. Sot kur diskutohet për luftën ndaj korrupsionit ne duhet ta shohim si një dështim të politikave e institucioneve por dhe shtetit shqiptar. Dikur na kushtonte mungesën e rritjes ekonomike sot është tragjike”, u shpreh Tabaku.
    “Merrnit një murator në Itali e jepnit koncesionin e sterilizimit, merrnit një murator në Greqi dhe jepnit koncesionin e laboratorëve. Dhe kur shkojnë qytetarët të bëjnë analiza u thonë s’ka mundësi shkoni te private. Ndaj dhe nuk bëni transparencë”, tha deputeti i PD, Klevis Balliu.
    Projektligji për koncesionet përfshin ndryshime të reja si refuzimi i koncesioneve që vijnë si ofertë e pa kërkuar si dhe zgjerimin e fushave vepruese. Pas koncesioneve buxheti 2026 do të diskutohet nen për nen së bashku me 8 projektligjet e paketës fiskale nga falja e detyrimeve tatimore e doganore paqja fiskale, rivlerësimi i pasurive, kompensimi në bujqësi, pagesat cash si dhe sistemi i taksave vendore.

    Top Channel