Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur sërish për dasmën e saj me DJ Gimbon. Ajo kishte deklaruar më herët se ceremonia do të zhvillohej në datën 5, por pa zbuluar muajin apo vitin. Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, Orinda Huta e ngacmoi Selin për të mësuar më shumë rreth planeve të çiftit. Megjithatë, balerina preferoi të ruante misterin, duke mos dhënë një datë të plotë për dasmën. “E sigurt që do të jetë më datë 5, Orinda, kaq mund të them”, u shpreh Selin Bollati. Biseda më pas vijoi me batuta mes vajzave në studio, të cilat propozuan që tema e datës së dasmës të rikthehej çdo javë, derisa Selin të zbulonte më shumë....
Burimi:
kohajone.com