“Dasma shqiptare në diasporë”, festa që bashkoi shqiptarët në Patra. Historia e Kristiana Veliut, 20 vite në shërbim të gjuhës shqipe në Greqi

“Dasma shqiptare në diasporë”, festa që bashkoi shqiptarët në Patra. Historia e Kristiana Veliut, 20 vite në shërbim të gjuhës shqipe në Greqi

Më 9 tetor, qyteti i Patrës u bë një pikëtakim i shqiptarëve të diasporës, përmes aktivitetit kulturor “Dasma shqiptare në diasporë”, një organizim i Shoqatës “Emigranti Patra”, që solli në një skenë të vetme traditat, këngët dhe vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare. Aktiviteti u realizua nën drejtimin artistik të Kristiana Veliut, kryetare e shoqatës dhe drejtoreshë e shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Patra. Në këtë veprimtari morën pjesë grupe nga Shqipëria, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare që veprojnë në qytete të ndryshme të Greqisë, mes tyre nga Athina, Nafpaktosi, Selaniku dhe Amaliadha. Përtej një feste tradicionale, “Dasma shqiptare në diasporë” u kthye në një dëshmi të lidhjes së fortë që shqiptarët ruajnë me gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar, edhe larg atdheut. Këngët,...