Dani Carvajal gjen ekipin e ri, por sërish nuk largohet nga Madridi

Dani Carvajal gjen ekipin e ri, por sërish nuk largohet nga Madridi

6 Tetor 2026 16:35 Telesport Pas skadimit të kontratës në fund të sezonit të kaluar me Real Madrid, Dani Carvajal vazhdon të jetë ende futbollist i lirë dhe në kërkim të një ekipi të ri. AS raporton se fundmi se mbrojtësi i krahut të djathtë ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e La Ligës, Getafe, që e ka bazën në Madrid. Drejtuesit e klubit janë të interesuar për mbrojtësin duke ditur përvojën e tij dhe vetë lojtari duket i hapur ndaj kësaj sfide, sidomos për shkak të afërsisë me familjen dhe shtëpinë e tij. Kjo gjë do t’i mundësonte të vazhdonte jetën në Madrid pa ndryshuar rutinën e përditshme. Ai gjithashtu e vlerëson projektin sportiv të Getafe dhe e sheh me interes mundësinë për...