“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka ofruar drejtuesit të organizatës së arteve marciale mikse UFC, Dana White, postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë. Oferta u bë publike nga vetë Trump përmes një postimi në rrjetet sociale të shtunën. Trump e përshkroi White si një “luftëtar të dhunshëm dhe një luftëtar të vërtetë”, duke përdorur një formulim të pazakontë për një person që mund të marrë përsipër komunikimin zyrtar të administratës amerikane. Presidenti shtoi se i kishte kërkuar White të merrte me vete edhe gjashtë sportistë të UFC-së, të cilët do të shërbenin si ndihmës për shtypin. “Na duhen këta njerëz për të na mbrojtur nga e Majta e çmendur. Dana, të lutem pranoje këtë detyrë!”, shkroi Trump. Megjithatë, nuk është e qartë nëse bëhet...