Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “INVESTING”, të zhvilluar në një ambient në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku sipas Policisë dyshohet se kryheshin mashtrime online ndaj shtetasve të vendeve të Bashkimit Europian. Në pranga kanë përfunduar Emirion Xhafaj, 40 vjeç, Genc Ndoni, 42 vjeç, Egzon Dervishi, 32 vjeç dhe Erol Hyslihaka, 31 vjeç. Katër personat u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë në ambientin e përshtatur me poste pune. Në të njëjtin ambient ndodhej edhe një 23-vjeçare me inicialet E. A., e cila është proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se ambienti ishte në pronësi të Taulant Belerajt, 45 vjeç. Sipas Policisë, ai dyshohet se e administronte ambientin në bashkëpunim me...