Daçiç kërcënon me flamurin serb mbi Prizren, Kurti i shmanget
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha një koment të drejtpërdrejtë për deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”. I pyetur nga gazetarët, Kurti iu referua reagimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. “Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, u shpreh ai. Daçiqi i bëri deklaratat më 7 tetor, gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë. Ai përsëriti gjithashtu se partia e tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe pretendoi se, nëse fiton mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, edhe 20 shtete të tjera do ta tërheqin njohjen. Konjufca i cilësoi deklaratat si shprehje të ambicieve territoriale të...
Burimi:
ntv.al