“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA sollën fitore të rëndësishme për demokratët dhe disa arritje historike, duke shënuar një refuzim të fortë të votuesve ndaj mandatit të dytë të presidentit Donald Trump. Në Xhorxhia, demokratja Keisha Lance Bottoms fitoi garën për guvernatore, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që zgjidhet në këtë post në një shtet amerikan. Ish-kryebashkiakja e Atlantës mundi miliarderin Rick Jackson dhe u riktheu demokratëve drejtimin e shtetit pas më shumë se dy dekadash kontrolli republikan. Në Nju Hempshër, demokrati Chris Pappas u bë burri i parë homoseksual i deklaruar hapur që zgjidhet në Senatin amerikan. Ai ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve që prej vitit 2019. Në Nju Meksiko, demokratja Deb Haaland kthehet në të parën femër me origjinë...
Burimi:
javanews.al