Courtois pezullon ‘përkohësisht’ karrierën me ekipin kombëtar, synon të rikthehet për Euro 2028

Courtois pezullon ‘përkohësisht’ karrierën me ekipin kombëtar, synon të rikthehet për Euro 2028

10 Shtator 2026 12:20 Telesport Thibaut Courtois ka vendosur ta pezullojë karrierën e tij me kombëtaren belge deri në shtator të vitit 2027. Portieri 34-vjeçar i Real Madrid e regjistroi paraqitjen e tij të fundit, nga gjithsej 115 të tilla me kombëtaren, gjatë Kupës së Botës së kësaj vere. Por, ai do të rikthehet në skuadrën e “Djajve të Kuq” vetëm për kualifikueset e Euro 2028, vitin e ardhshëm. Ai do të mungojë në fushatën e ardhshme të Ligës së Kombeve nën drejtimin e trajnerit të ri, Mark Van Bommel, duke filluar me ndeshjen kundër Italisë më 25 shtator. Van Bommel e kishte informuar më parë Courtois se nuk mund t’i garantonte vendin e titullarit në portë. “Kam zgjedhur të mos luaj në të gjithë...