Courtois për “Topin e Artë”: Individualisht, askush nuk ka qenë më i mirë se Mbappé, por…

Courtois për “Topin e Artë”: Individualisht, askush nuk ka qenë më i mirë se Mbappé, por…

Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, beson se shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappé, e meriton “Topin e Artë”, megjithëse pranon se Lamine Yamal favorizohet nga trofetë e fituar me Barcelonën dhe Spanjën. “Besoj se Kylian e meriton, por njerëzit votojnë sipas logjikës së tyre, – deklaroi Courtois për DAZN, përpara ceremonisë që do të mbahet të hënën në Londër. – Duhet të zgjedhim dikë që ka fituar trofe apo dikë që ka qenë mbi të gjithë gjatë sezonit, edhe pse nuk ka fituar asgjë? Mendoj veçanërisht për Kylian. Individualisht, askush nuk ka qenë më i mirë se ai, por, për fat të keq, ne nuk kemi fituar asgjë si skuadër”. Courtois kujtoi se Mbappé përfundoi i katërti në Botëror, ku ishte golashënuesi...