Conor McGregor: Në duelin tim të fundit në kafaz do të thyej të gjitha rekordet financiare
Conor McGregor ka deklaruar se sfida e tij e radhës do të jetë e fundit në artet marciale mikse (MMA) dhe premton se ky event do të jetë më i madh se çdo gjë që është bërë ndonjëherë në sportet luftarake. Ylli irlandez i UFC-së, aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në gju, të cilin e pësoi vetëm një minutë pasi u rikthye në kafaz në muajin korrik. Një rikthim që pritej me shumë bujë, por që nuk pati shumë sukses për “The Notorios”. Ndërkohë që, ende nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e tij, por sipas vetë McGregor, kurdo që ajo të ndodhë, do të jetë ndeshja më e madhe në historinë e tij, ë do të vendosë shumë rekorde financiare. “Sa...
Burimi:
telesport.al