Conceição: A bëra sherr gjatë zëvendësimit? E pavërtetë, vetëm godita pak stolin

Conceição: A bëra sherr gjatë zëvendësimit? E pavërtetë, vetëm godita pak stolin

16 Tetor 2026 7:58 Alfred Lleshi “Nuk jam grindur me askënd. Dola nga fusha dhe godita lehtë stolin”. Sulmuesi i Juventusit, Francisco Conceição, sqaroi episodin e ndodhur pas zëvendësimit të tij në pjesën e dytë të ndeshjes së “Europa League” kundër Celta Vigos. “Nuk kemi pasur asnjë bisedë me askënd nga stafi. Hyra brenda dhe ndërrova fanellën. Është e rëndësishme që të dalë e vërteta, jo këto gjëra. Më mirë të flasim për tri pikët që fituam”, – deklaroi portugezi për “Sky”. Juventusi regjistroi fitoren e dytë në po aq ndeshje në Europë. “Në pushimin mes pjesëve, trajneri na tha se nuk do të fitonim nëse vazhdonim si në pjesën e parë. Vonoheshim në duele dhe në veprime. Në pjesën e dytë dhamë një përgjigje...