Como rikthehet te fitorja, spektakël ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi” (video)
18 Tetor 2026 17:01 Telesport Como është rikthyer te fitorja në Serie A, duke dalë me 3 pikë nga transferta ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”. Liqenorët fituan me shifrat 1-3. Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku 19-vjeçari Mattia Liberlai shënoi një gol tejet të bukur me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Nico Paz shënoi me kokë në minutën e 36-të, pas një krosimi në zonë të Alex Valle. Marin Pongracic ngushoi shifrat për vendasit në fund të pjesës së parë, e cila u mbyll 1-2 për Como-n. Anastasios Douvikas shënoi golin e tretë për Como-n në minutëne 56-të, pas asistit të Nico Paz. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Como fiton 1-3 dhe ngjitet në vendin e 4-të...
Burimi:
telesport.al