Como e Fabregas në super formë. Vjen fitorja e radhës në Serie A, kreu është vetëm dy pikë larg (video)
24 Tetor 2026 16:48 Telesport Pasi mundi në mesjavë në Champions League 4-1 Manchester United, Como ka marrë këtë pasdite fitoren e radhës në Serie A. Liqenorët mposhtën në shtëpi 2-0 Sassuolo-n, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në kampionat. Vendasit gjetën golin që në minutën e 7-të, me Lucas Da Cunha, por që u anullua më pas për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë në “Giuseppe Sinigaglia” u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, që foli e gjitha për liqenorët, erdhën edhe golat e fitores. Në minutën e 48-të, Anastasios Douvikas, zhbllokon sfidën, pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Maxence Caqueret. Në minutën e 60-të, ishte sërish sulmuesi grek që dyfishoi shifrat, pas asistit të Kaiki. Pas...
Burimi:
telesport.al