Colturi e nis mbarë sezonin e ri, renditet e dyta në sllallomin gjigant të Soelden, vetëm 1 të mijëtat larg fitores
24 Tetor 2026 14:30 Telesport Ka nisur sot në pistën austriake të Soelden sezoni 2026-2027 në skitë alpine, aty ku për Shqipërinë garon skiatorja Lara Colturi. Në garën e parë të Kupës së Botës, atë të sllallomit gjigant, skiatorja kuqezi u klasifikua në vendin e dytë. Një pistë që duket se i sjell fat 19-vjecares, që edhe një vit më parë u rendit e dyta. Këtë herë, fitorja ishte shumë pranë, pasi Colturi u rendit e dyta me vetëm një të mijëtat më shumë se fituesja, amerikania Paula Moltzan (2’14”82). Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e gjashtë me kohën 1’08”05, ndërsa në zbritjen e dytë dha kohën e 1’06”78, duke rikuperuar katër pozicione dhe iu afrua shumë fitores. Në total, pas...
Burimi:
telesport.al