“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të, qytetarët të vendosur: Nuk kemi çfarë të presim nga besa e këtij tradhtari

“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të, qytetarët të vendosur: Nuk kemi çfarë të presim nga besa e këtij tradhtari

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, me qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e 133-të vjen pas më shumë se katër muajsh qëndrese, ndërsa organizatorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Përveç largimit të Edi Ramës, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, si dhe ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor. Protesta e sotme zhvillohet pas zhvillimeve të fundit politike, përfshirë miratimin e reformës territoriale në Kuvend, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Reforma është kundërshtuar nga opozita dhe qytetarë që shprehin shqetësimin për pasojat që mund të ketë në përfaqësimin dhe shërbimet në njësitë e vogla vendore....