“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar
Ballkani është një rajon me male, plazhe, ujëvara dhe shumë vende të bukura për t’u vizituar, shkruan Christopher Beanland në median britanike të udhëtimit “CN Traveller”. Rajoni duket si një pikë ku takohen Evropa Perëndimore dhe Evropa Lindore. Kjo ndërthurje duket në ushqimet, kulturat dhe fetë e ndryshme që gjenden në vendet e Ballkanit. Turistët që i njohin mirë këto vende, kanë ardhur prej vitesh në Ballkan, kryesisht sepse udhëtimet kushtojnë më pak dhe ka më pak vizitorë se në shumë vende të Evropës Perëndimore. Megjithatë, vetëm kohët e fundit edhe ekspertët e turizmit po e zbulojnë më shumë këtë rajon. Autori thotë se e ka vizituar Ballkanin për rreth 10 vjet. Gjatë këtyre udhëtimeve, ai ka udhëtuar me tren nga Mostari në Sarajevë, përmes...
Burimi:
kultplus.com