Çmimet në qiell por serbatorët e makinave plot/ Shqiptarët blejnë edhe më shumë naftë
Çmimet e larta të karburanteve nuk kanë frenuar konsumin në tregun vendas. Përkundrazi, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, shitjet e hidrokarbureve u rritën me 8,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja ka ndodhur në një periudhë kur çmimi i gazoilit u luhat në nivele të larta, mes 180 dhe 200 lekë për litër. Në të njëjtën periudhë, tregtia me pakicë në tërësi u rrit me 6,8%, ndërsa karburantet shënuan një ritëm edhe më të lartë rritjeje. Gjatë prillit, çmimi tavan i gazoilit arriti rreth 203 deri në 210 lekë për litër, ndërsa në fund të majit zbriti në 187 lekë. Megjithatë, luhatjet e çmimeve nuk sollën ulje të kërkesës. Karburantet kontribuuan me...
Burimi:
ntv.al