“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

Politikani Petro Koçi tha se Shqipëria është mbërthyer për grupe nga kapitalizmi, shpesh jashtë rregullave normale që sipas tij duhet t’i imponoj një shtet social. Në këtë kontekst, Koçi tha se nuk i kupton ata që brohorasin “poshtë komunizmi”, pasi sipas tij nuk kemi asnjë element të komunizmit. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Koçi tha: “Kur dëgjoj këta që thonë: ‘Poshtë komunizmi’, më duket një budallallëk aq i madh, se këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke, dhe këta thonë ‘poshtë komunizmi’! Po çfarë komunizmi ka këtu more?! Këtu s’ka pikë komunizmi. Këtu ka kapitalizëm, një kapitalizëm që ka dalë shpesh jashtë rregullave normale që duhet t’i imponojë një shtet social. Ka nevojë për të bërë ndryshime....