Cisse vendos rekord, italiani më i ri me tregolësh në Europë: “Amorim është një shtysë për mua”

Cisse vendos rekord, italiani më i ri me tregolësh në Europë: “Amorim është një shtysë për mua”

16 Tetor 2026 7:53 Alfred Lleshi Alphadjo Cisse hyn në historinë e futbollit italian. Me tregolëshin ndaj Salzburgut, në ndeshjen e dytë të fazës së ligës së “Europa League”, sulmuesi i Milanit, në moshën 19 vjeç e 358 ditë, u bë italiani më i ri në historinë e kompeticioneve madhore europiane që shënon të paktën tre gola në një ndeshje të vetme. Ky është goli i tij i pestë sezonal në vetëm shtatë paraqitje. “Jam i lumtur për tregolëshin rekord dhe po e shijoj këtë mbrëmje, por gjithçka tjetër kalon në plan të dytë. Më e rëndësishmja është fitorja dhe fakti që luajtëm si skuadër. Golashënues tipik? Janë lëvizje që i kam të natyrshme. Me kombëtaren kam luajtur si sulmues i mirëfilltë, por përshtatem me...