Cila ishte perandoria më e madhe në botë?
Sipas Rekordeve Botërore “Guinness”, përgjigjja është Perandoria Akamenide në vitin 480 Para Erës Sonë, e njohur gjithashtu si Perandoria Persiane. Vlerësohet se 44 për qind e popullsisë së botës sundohet nga monarku akamenid në atë që tani është Irani i sotëm, duke e bërë atë perandorinë më të madhe në historisë. Por jo që të gjithë bien dakord me këtë vlerësim. Kjo sepse pjesa e popullsisë, është vetëm një nga mënyrat për të matur shtrirjen e një perandorie, dhe disa ekspertë pyesin nëse është vërtet e drejtë të përdoret kjo lloj metrike, kur krahasohen perandoritë në periudha të ndryshme kohore. Për shembull, kur Perandoria Akamenide ishte në kulmin e vet, bota banohej nga vetëm 112.4 milionë njerëz. Britanikët sunduan mbi çerekun e popullsisë së botës...
Burimi:
kultplus.com