Cikël poetik nga Ilir Paja: Nata në ballin e një babai
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të autorit, Ilir Paja: Mbretëria e shiut Prej muajsh njerëzit e mbanin diellinNë kurriz gungë gamiljeje.Prej muajsh perdja e hijes së pemëveE shkrumbuar prej të nxehtitPrushonte netë djersirë me yje. Tani gojët e reve mbarsur plot lotëKujtimesh.Tani era, kjo cohë e mëndafshtëMbërritur nga fluturimi i ajrit mbiUjvara.Tani kur përshëndetjet e gjethevePuthen me erën deri në përkulje tëMuskujve ku dhembja mbërrin nëEshtrat e njerëzve.Tani ku gjaku i vjeshtës kundërmonFrutin më të pjekur dhe lëngu që rrjedhTundon heshtjen pëshpirtëse të reve. Mbërriti mbretëria e shiut.Shikimet e njerëzve i përmbytSi kalorësi që bie i vrarë në muret jashtëTë një kalaje.Dhe pemët, tani si ne, më të gjatë,më të hollë, më shumë hije me ëndrrënjo hije, që na ndjek pas....
Burimi:
kultplus.com