‘CHOSEN BRICK’, ARMA E SPIUNAZHIT/ Irani gjurmon viktimat nëpërmjet telefonave

‘CHOSEN BRICK’, ARMA E SPIUNAZHIT/ Irani gjurmon viktimat nëpërmjet telefonave

Një fushatë e gjerë spiunazhi kibernetik e lidhur me Iranin ka vënë në shënjestër disidentë, aktivistë dhe gazetarë në vende të ndryshme të botës. Zbulimi është bërë nga Qendra Kombëtare Britanike e Sigurisë Kibernetike, NCSC, pjesë e agjencisë GCHQ, në bashkëpunim me partnerë në Shtetet e Bashkuara dhe Holandë. Sipas autoriteteve britanike, aktorë kibernetikë të lidhur me shtetin iranian përpiqeshin të mashtronin viktimat duke u paraqitur si persona që ato njihnin në platformat e komunikimit, përfshirë WhatsApp-in. Pasi krijonin besimin e objektivave, sulmuesit përpiqeshin t’i bindnin ata të shkarkonin një program të posaçëm spiunazhi, të identifikuar si “Chosen Brick”. Programi u jepte mundësi sulmuesve të mblidhnin informacione të ndjeshme nga pajisjet e viktimave. Sipas NCSC-së, përmes tij mund të merreshin kontaktet, mesazhet elektronike dhe komunikimet...