Chmapions League edhe për Kombëtaret? UEFA ka gati projektin e ri, merr jetë nga viti 2028
Pas revolucionit në kompeticionet e klubeve, UEFA po përgatit një tjetër ndryshim të rëndësishëm, këtë herë për kombëtaret. Nga viti 2028 pritet të ndryshojë mënyra se si organizohen Liga e Kombeve dhe kualifikueset për Europianin dhe Kupën e Botës. Ideja e re është që edhe futbolli i kombëtareve të afrohet me modelin e Ligës së Kampionëve, me një strukturë më të diferencuar dhe më shumë përballje mes ekipeve të niveleve të ndryshme. Sipas konceptit të ri, Liga e Kombeve do të kalojë nga katër në tre liga, me 18 skuadra secila. Çdo ligë do të ndahet në grupe dhe ekipet do të luajnë gjashtë ndeshje ndaj pesë kundërshtarëve të ndryshëm, me sistem shtëpi–transferim. Për shkak të numrit total prej 55 kombëtareve, Liga C do të...
Burimi:
javanews.al