Chivu merr vendimin për portën, ja kush do të luajë titullar në ndeshjen e radhës
16 Tetor 2026 9:16 Telesport Trajneri Cristian Chivu duket se e ka marrë vendimin se kush do ta nisë si titullar ndeshjen në portë për takimin e së shtunës kundër Bolonjës në stadiumin “Dall’Ara”. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, spanjolli Pepo Martinez pritet ta ruajë vendin e tij mes shtyllave, pavarësisht disa gabimeve mjaft të dukshme. Çdo ndryshim ka gjasa të shtyhet për ndeshjen e Champions League kundër Shakhtar Donetsk, ku pritet të luajë Provedel. Nëse ndodh kështu, ish-lojtari i Lazio mund të aktivizohet në dy ndeshje radhazi. Duke parë kalendarin, kjo do të thotë se Provedel mund ta mbrojë portën e zikaltërve edhe kundër Fiorentina, më 25 tetor. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret vetëm pas një diskutimi midis trajnerit dhe të dy portierëve....
Burimi:
telesport.al