Chivu: Kjo ndeshje më jep besim për të ardhmen, Mourinhos i uroj më të mirën

Chivu: Kjo ndeshje më jep besim për të ardhmen, Mourinhos i uroj më të mirën

9 Shtator 2026 7:23 Alfred Lleshi “Nuk jam aspak i zemëruar, jam i lumtur me skuadrën time për guximin dhe personalitetin. Gabimet janë pjesë e lojës, mua më intereson reagimi, mënyra si qëndron në fushë dhe si beson deri në fund. Mendoj se bëmë një paraqitje të mirë, kërkuam të ishim dominues në ‘Bernabeu’. Kjo më bën të lumtur dhe optimist për të ardhmen”. Cristian Chivu u shpreh i kënaqur me Interin, pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Real Madridit. “Gabimet janë pjesë e lojës. Nuk spekuluam kurrë, e përballuam Realin hapur”, – shtoi rumuni. Për gabimin e portierit Martinez, trajneri zikaltër theksoi: “Më intereson reagimi. Pepo pati një reagim të nivelit të lartë dhe bëri pritje të rëndësishme. Më interesojnë krenaria dhe personaliteti”. Për zëvendësimin e Carlos...