Chivu kërkon siguri të reja në mbrojtje, Stones është gati për debutimin si titullar
12 Shtator 2026 11:12 Alfred Lleshi Mbiemri i tij evokon stabilitetin dhe forcën që në fushë përkthehen në konkretësi dhe besueshmëri: John Stones. Personaliteti i formuar gjatë 10 viteve te Manchester City dhe në një Premier League që nuk fal, tashmë po vihet në shërbim të Interit. Stones debutoi me zikaltrit me 15 minuta kundër Monza, më pas luajti 22 minuta në Cagliari dhe 45 në Madrid, në Champions. Në kampionat ka hyrë gjithmonë në vend të Akanji, ndërsa në kupë zëvendësoi Pavard. 82 minuta gjithsej. Të hënën, shifra mund të rritet, pasi Stones pritet të jetë titullar në “San Siro” kundër Udinese. Kjo është ideja e Chivu, i cili kërkon ta bëjë repartin defensiv sa më solid. Paraqitja në Madrid e ka bindur trajnerin. 32-vjeçari...
Burimi:
telesport.al