Chivu dhe fillimi tronditës ndaj Udinese: “Fajin e ka Champions-i. Martinez? Do ta mbroj deri në vdekje”

Chivu dhe fillimi tronditës ndaj Udinese: “Fajin e ka Champions-i. Martinez? Do ta mbroj deri në vdekje”

15 Shtator 2026 7:44 Alfred Lleshi Cristian Chivu mbeti i kënaqur me Interin pas fitores ndaj Udineses, edhe pse pranoi se skuadra pati disa vështirësi: “Përveç 20 minutave të para, kur u përpoqëm të bënim gjëra me pak energji, reaguam dhe nxorëm krenarinë e dëshirën për të mos humbur. Duhet të analizojmë çfarë nuk funksionoi. Udinese shfrytëzoi mirë lehtësitë tona. Pak e prisja këtë stonim, sepse Champions-i të merr shumë energji. Kemi bërë gabime individuale, të cilat korrigjohen më lehtë. Nuk jemi perfektë dhe as nuk duam të jemi”. Chivu theksoi se prioriteti është të rrisë rotacionin pa humbur ekuilibrin dhe cilësinë. Për dëmtimin e Stones: “Ka ndier diçka në përkulësin e kofshës, do të bëjmë ekzaminimet”. Për kritikat ndaj portierit Pepo Martinez, trajneri ishte...