Chelsea dhe Man. United vihen pas yllit 150 mln eurosh në Serie A, por Real Madrid ka një avantazh para klubeve angleze

Chelsea dhe Man. United vihen pas yllit 150 mln eurosh në Serie A, por Real Madrid ka një avantazh para klubeve angleze

24 Tetor 2026 16:15 Telesport Nico Paz vazhdon të jetë vendimtar te Como edhe këtë sezon. Argjentinasi ka kontribuar me 4 gola dhe 5 asiste në 10 ndeshje deri tani. Me nivelin e treguar deri tani, Nico Paz ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, sidomos të Chelsea dhe Manchester United. Sipas “Tuttomercatoweb”, klubi italian mund të kërkojë deri në 150 milionë euro për të lejuar largimin e argjentinasit. Megjithatë, klubet e interesuara për Nico Paz duhet të kenë parasysh një faktor të rëndësishëm: Real Madridi zotëron një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh, e cila mund të aktivizohet duke filluar nga vera e vitit 2027. Klubi madrilen lejoi shitjen e Nico Paz te Como verën e kaluar për 60 milionë euro, por vendosi...