Champions/ Spektakël në natën e parë, Real Madrid e nis me tre pikë, Interi “fiket” nga dy gafa

Champions/ Spektakël në natën e parë, Real Madrid e nis me tre pikë, Interi “fiket” nga dy gafa

Spektakël, gola dhe emocione në mbrëmjen hapëse të fazës së ligës së Champions League. Në supersfidën e Santiago Bernabéut, Real Madrid triumfoi 2-1 ndaj Interit, duke e nisur aventurën europiane me tri pikë. Madrilenët goditën që në minutën e 14-të. Një gabim i Interit i dha mundësinë Kylian Mbappé të përfitonte dhe sulmuesi francez nuk fali, duke kaluar Realin në avantazh. Vetëm pak minuta më vonë, skuadra e José Mourinhos gjeti edhe golin e dytë. Federico Valverde shfrytëzoi një tjetër gabim të rëndë të Interit dhe dyfishoi shifrat në Bernabéu. Interi nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë u rikthye në lojë. Carlos Augusto shkurtoi diferencën në minutën e 77-të, duke i dhënë shpresë skuadrës italiane për një përmbysje. Por minutat e fundit nuk...