Champions League sjell sot 6 ndeshje spektakolare, spikat Liverpool-Atletico dhe Napoli-Arsenal

Champions League sjell sot 6 ndeshje spektakolare, spikat Liverpool-Atletico dhe Napoli-Arsenal

Champions League rikthehet sonte me gjashtë ndeshje të tjera të fazës së ligës. Pas sfidave të mbrëmshme, radha u vjen disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, me vëmendjen kryesore që do të jetë te Liverpool-Atletico Madrid dhe Napoli-Arsenal. Në orën 18:45, Barcelona do të presë Feyenoordin. Skuadra katalanase synon ta nisë aventurën europiane me një fitore përpara tifozëve të saj dhe të vendosë menjëherë kandidaturën për një rrugëtim të gjatë në Champions. Në të njëjtën orë do të luhet edhe përballja Stuttgart-Viking, një duel ku gjermanët kërkojnë të përfitojnë nga faktori fushë. Në orën 21:00, të gjitha sytë do të drejtohen nga Anfield për supersfidën Liverpool-Atletico Madrid. Skuadra angleze kërkon ta nisë me fitore përballë një Atleticoje që njihet për organizimin taktik dhe...