Champions League: PSG mbaron punë që në pjesën e parë, “paqe” në tre sfidat e tjera (video)
Pjesa e parë në “Anfield” mes Liverpool dhe Atletico Madridit është mbyllur në barazim 1-1. Atletico kaloi e para në avantazh, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asisti të Julian Alvarez, ishte Marcos Llorente që dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 17-të. Dominik Szoboszlai barazoi shifrat 1-1 me golin e tij në minutën e 40-të, pas një super asisti nga Ronald Araujo. SHIKOGOLAT PSG është duke fituar 3-0 ndaj Slovan Bratislava në “Parc des Princes”. Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të. Fillimisht ishte Nuno Mendes që provoi të shënonte një supergol nga distanca, por goditja e tij u ndal në shtyllë. Më pas, Ousmane Dembele që gjendet në kohën dhe vendin e duhur, e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë....
Burimi:
telesport.al