Champions League: PSG luan tenis, Torres tregolësh. Sporting nuk fal ndaj Galatasaray-it (video)
PSG e ka nisur me fitore sezonin e ri në Champions League, duke mposhtur 6-1 Slovan Bratislava, në sfidën e luajtur në “Parc des Princes”. Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të. Fillimisht ishte Nuno Mendes që provoi të shënonte një supergol nga distanca, por goditja e tij u ndal në shtyllë. Më pas, Ousmane Dembele që gjendet në kohën dhe vendin e duhur, e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Në minutën e 23-të, Dembele shënon edhe golin e dytë. Këtë herë me kokë, pas krosimit të Dro Fernandez. Në minutën e 31-të, ishte radha e Dembele për të asistuar dhe për Ferran Torres për të shënuar. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për parizienët. Në fillim të pjesës së dytë, Ferran Torres...
Burimi:
telesport.al