Champions League: Barcelona me “manita” ndaj Feyenoord. Stuttgart bën detyrën ndaj Viking (video)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Në “Camp Nou”, Barcelona fitoi 5-1 ndaj Feyenoord. Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 3-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha, braziliani tregoi gjithë klasin dhe cilësitë e tij duke dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 22-të, ishte Karim Adeyemi që shënoi golin e dytë me një goditje spektakolare me të djathtën nga distanca. Në minutën e 37-të, Joao Cancelo i afrohet golit të tretë për Barcelonën, por goditja e portugezit ndalet në shtyllën e majtë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për katalanasit. Në minutën e 57-të, Raphinha shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën, pas një asisti maestral të Pedri. Në minutën e...
Burimi:
telesport.al