Champions League/ Arsenal e nis aty ku e la, fiton ndaj Napolit në stadiumin “Maradona” me golin e Odegaard në fund (VIDEO)

Champions League/ Arsenal e nis aty ku e la, fiton ndaj Napolit në stadiumin “Maradona” me golin e Odegaard në fund (VIDEO)

Arsenal e nis me fitore aventurën në Champions League. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 në transfertë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në një sfidë të luftuar deri në minutat e fundit. Ndeshja, e transmetuar drejtpërdrejt në Top Channel, u vendos në pjesën e dytë nga një gol i Martin Odegaard. Kapiteni i Arsenalit provoi një gjuajtje nga distanca në minutën e 75-të, me topin që fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë. Një gol që i dha skuadrës së Mikel Artetës tre pikë të çmuara në një nga transfertat më të vështira të kësaj faze të Champions League. Napoli dhe Arsenali e nisën sfidën me ritëm të lartë, ndërsa të dyja skuadrat patën mundësi për të zhbllokuar rezultatin. Kevin De Bruyne...