Champions, çfarë makthi! Humbin 4 skuadrat italiane, ndodh për herë të parë në histori

Champions, çfarë makthi! Humbin 4 skuadrat italiane, ndodh për herë të parë në histori

15 Tetor 2026 8:02 Alfred Lleshi Në natën kur Roma u mposht nga Real Madridi pas një fundi të pabesueshëm, zhgënjimi përfshiu gjithë futbollin italian. Për herë të parë në histori, të katërta skuadrat italiane të përfshira në një ditë të Champions League i kanë humbur ndeshjet e tyre. Bilanci bëhet edhe më i dhimbshëm nga fakti se tri prej tyre, Napoli, Como dhe Roma, pësuan humbje pasi kishin kaluar në avantazh. Në total, skuadrat italiane pësuan 14 gola dhe shënuan vetëm 9, në një mbrëmje për t’u harruar për futbollin e Apenineve.