Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve

Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve

Detaje të reja janë zbardhur nga kontrolli blic i ushtruar në ambientet e paraburgimit ku mbahet Ergys Agasi. Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar prapaskenat e këtij aksioni, zbulimin e sendeve të paligjshme, si dhe fërkimet institucionale që shoqëruan kontrollin e befasishëm. Sipas gazetares Lala, pijeve alkoolike të gjetura në ambientet e paraburgimit tashmë u është dhënë drejtim ligjor pranë juridiksionit lokal. “Pijet alkoolike janë dërguar për kompetencë të Prokurorisë së Elbasanit sepse konsiderohen sende të paligjshme të futura në ambientet e paraburgimit,” sqaroi Lala. Ajo zbuloi se gjatë kontrollit blic pati një përplasje të nëndheshme mes agjentëve të SPAK-ut dhe Policisë së Burgjeve sa i përket prioriteteve të kontrollit. “Po të shikosh ky kontroll ishte kontroll blic, një kontroll mjaft interesant. Madje, edhe pse nuk...