Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Gazetarja Mirela Milori e ftuar këtë në emisionin “Review”, ka folur lidhur me mesazhin e parë të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt. Milori u shpreh se ambasadori po i qëndron linjës së tij dhe prioritetet mbeten të pandryshuara. “Nuk shoh ndonjë ndryshim nga prioritetet. Risia është vetëm që ambasadori foli për herë të parë, u prezantua, le të themi me ne, vjen dalja e tij publike pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të Shteteve të Bashkuara. Dhe vendos tre fusha kyçe me përfitim të ndërsjelltë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, gjë që do të thotë që prioritetet janë po ato, është i qartë. E para, është të bëhemi më të fortë duke ndërtuar kapacitete reale mbrojtëse, duke përmbushur pjesën tonë të...
Burimi:
kohajone.com